Kosova eksporton më së shumti në Ballkan shërbime me një përqindje prej 134 për qind, ndërsa 56 përqind të eksportit të mallrave.
Sipas Barometrit të Ballkanit Shqipëria ka shënuar regres sa i përket eksportit të mallrave dhe shërbimeve.
Njejtë edhe Mali i Zi, ka shënuar rënie në eksportin e shërbimeve duke u fokusuar në specializimin e industrisë së shërbimeve.

Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), për të tretin vit me radhë, ka publikuar Barometrin e Ballkanit, një hulumtim vjetor i opinionit të publikut dhe bizneseve në shtetet e Ballkanit: Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni dhe Serbi. Në këtë edicion janë përfshirë 8000 qytetarë dhe 1600 kompani.
Barometri i Ballkanit 2017 ofron të dhënat e mbledhura dhe të analizuara në një sërë fushash tematike dhe paraqet përcepcionin aktual për aspiratat dhe pritjet e popullsisë dhe komunitetit biznesor të Evropës Jug-Lindore për jetën, tregun e punës, trendet socio-ekonomike dhe politike si dhe integrimin evropian.
Ndër indikatorët e matur, Barometri i Ballkanit 2017 sjellë edhe vlerësimin e besueshmërisë në institucionet publike dhe përcepcionin përkitazi me pavarësinë e tyre./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...