Pas publikimit të raportit më të ri ndërkombëtar Gallup Global Safety Report 2025, i cili e rendit Kosovën si vendin më të sigurt në Evropë dhe të tretin në botë, Policia e Kosovës ka reaguar duke e cilësuar këtë vlerësim si dëshmi të qartë të punës dhe përkushtimit të saj për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.
Në reagimin zyrtar, Policia e Kosovës thekson se rezultatet e raportit, ku Kosova mori 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, pasqyrojnë nivelin e lartë të sigurisë dhe besimit që qytetarët kanë ndaj forcave të rendit, transmeton Arbresh.info
Sipas raportit, Kosova ka arritur rezultat 94 pikë nga 100 në Indeksin e Ligjit dhe Rendit, duke u renditur menjëherë pas Taxhikistanit (97 pikë) dhe Singaporit (95 pikë) si tre vendet më të sigurta në botë. Ky rezultat e bën Kosovën vendin më të sigurt në Evropë, duke lënë pas shtete të zhvilluara si Islanda, Norvegjia, Austria dhe Zvicra.
Po ashtu, raporti thekson se 89% e qytetarëve të Kosovës ndihen të sigurt duke ecur vetëm natën në zonën ku jetojnë, përqindje që e vendos Kosovën në mesin e vendeve me nivelin më të lartë të perceptimit të sigurisë në botë dhe në Evropë.
“Këto rezultate janë të lidhura ngushtë edhe me përkrahjen e vazhdueshme që Policia e Kosovës gëzon nga institucionet vendore dhe partnerët strategjikë ndërkombëtarë si dhe falë bashkëpunimit të ngushtë me institucionet tjera të sigurisë, të cilat së bashku krijojnë një sistem gjithëpërfshirës për garantimin e rendit dhe sigurisë në vend”, thuhet në reagimin e PK-së.
“Ky vlerësim ndërkombëtar është një dëshmi e qartë e përkushtimit të Policisë së Kosovës në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, forcimin e bashkëpunimit e partneritetit me komunitetin dhe rritjen e besimit të qytetarëve në Policinë e Kosovës. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës dhe pronës, ofrimin e sigurisë dhe shërbim sa më profesional, efektiv dhe llogaridhënës për të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet më tej në reagim./Arbresh.info

Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...
Kuvendi i Shqipërisë nis sot punën, Begaj kërkon dialog dhe ...
Çitaku për dallaveret me vota: Rinumërim të plotë, hetim, pë...