Zëvendës-kryeministri i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi ka thënë se vetëm edhe pesë ditë kanë kohë për të krijuar ekipin monitorues të marrëveshjeve në Ohër e Bruksel.
Këtë e pohoi gjatë një interviste dhënë Zërit të Amerikës, ndërsa shtoi se aktualisht nuk kanë harmoni me palën serbe se si duhet të jetë struktura e këtij ekipi
Gjithashtu, zëvendësi i Kurtit deklaroi që si palë kanë dhënë propozimin e tyre, e që është ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami.
“Afati për caktimin e ekipit të parë monitorues është 18 prilli, kemi mos-harmoni të qëndrimeve me palën serbe se si duhet të duket struktura e këtij ekipi. Pala kosovare thotë që ekipet të jenë të ndryshme nga kryenegociatorët, e Serbia mendon se ai duhet të jetë edhe kryenegociator, edhe në krye të ekipit. Kemi dërguar nominimin tonë për këtë pozicionin, presim që para takimit të krerëve të Qeverisë, BE-ja të vendosë strukturën. Kemi nominuar Agron Bajramin, ambasador i Kosovës në Bruksel”, ka thënë Bislimi.
Zyret e reja të Ministrisë së Bujqësisë në veri, Kurti: Po e...
Gerrard: Guehi dhe Semenyo duhej të ishin te Liverpooli
Hamza: Rexhep Qosja ishte institucion i mendimit kritik dhe ...
MINT publikon çmimet e derivateve, nafta 1.66 euro, benzina ...
Policia e Kosovës njofton për masa të veçanta të trafikut gj...
Del detaji i papritur, zbulohet pagesa e Ilir Shaqirit për p...