Kosova e Malta synojnë të thellojnë bashkëpunimin

20:01 | 20 Mars 2016
M. A.

Ministri për Familje dhe Solidaritet Social i Maltës, Michael Farrugia ka shprehur përkrahjen e mëtejmë të shtetit të tij për Kosovën. Ai ka pritur sot në Maltë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ku biseduan për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, në fushën e ofrimit të shërbimeve sociale, praktikat e zvogëlimit të papunësisë dhe mbështetjen e Maltës për Kosovën, gjatë kryesimit të Presidencës së BE-së nga janari i vitit 2017.

Ministri Abrashi ka falënderuar ministrin Farrugia për ndihmën që Malta ka dhënë deri tani, dhe përkushtimin e saj për të ndihmuar zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës.

Ndërsa, ministri Michael Farrugia shprehu përkrahjen e mëtejshme të Maltës për Kosovën.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi po qëndron për vizitë zyrtare në Maltë, me ftesë të ministrit për Familje dhe Solidaritet Social, Michael Farrugia.

Nesër, Abrashi do të zhvillojë takime zyrtare në nivele të ndryshme të Qeverisë së Maltës, ku do të bisedohet për avancimin konkret të bashkëpunimit dhe përkrahjes së Maltës për Kosovën, në fushat përkatëse.

Shpërndaje në rrjete sociale