Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se po bëhen përgatitjet e fundit për nisjen e procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë në Kosovë, një hap i rëndësishëm drejt profesionalizimit të sektorit të turizmit dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve turistike.
Sipas njoftimit të ministrisë, sot është mbajtur një takim informues dhe koordinues ndërinstitucional me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve, organizatave të sektorit të turizmit dhe shoqërisë civile. Në fokus të diskutimeve ishte zbatimi i Ligjit për Turizëm dhe Udhëzimit Administrativ që rregullon kushtet, kriteret dhe procedurat për regjistrimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesve turistikë.
Ministria vlerëson se licencimi do të kontribuojë në vendosjen e standardeve profesionale, përmirësimin e cilësisë së shërbimeve dhe promovimin më dinjitoz të trashëgimisë kulturore, historike dhe natyrore të Kosovës.
Pas përfundimit të procedurave përgatitore, pritet të hapet thirrja e parë publike, e cila do të shënojë nisjen zyrtare të procesit të licencimit të udhërrëfyesve turistikë.
Policia dhe EULEX-i në Jabukë të Zubin Potokut
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...