Kosova do të jetë në botërorin 2022 në Katar. Edhe nëse FIFA nuk e pranon Federatën e Futbollit për këto lojëra, kosovarët do të jenë atje, të paktën për të ndërtuar qytetin sportiv.
Dhe kjo ka gjasë të arrihet me një marrëveshje që pritet të nënshkruhet mes dy Ministrive të Punës të të dyja shteteve në pjesën e fundit të këtij viti, raporton KTV.
Por, lajmet nga Katari janë të tmerrshme sa u përket të drejtave të punëtorëve. Për shkak të kushteve të rënda dhe shpesh tentim ikjes së punëtorëve, atyre në momentin e shkuarjes atje u konfiskohen edhe pasaportat.
Ky fakt ka shqetësuar edhe Odën Ekonomike Amerikane në Prishtinë, e cila ka tërhequr vërejtjen që të ketë kujdes se me kë po lidh kontratë ministria.
Por, ministri duket i qetë në këtë aspekt, pasi thotë se ka kërkuar nga Katari që atje të dërgohen kompani ndërtimi e jo vetëm punëtorë.
Ndryshe, Kosova këtë vit ka dërguar në Gjermani rreth 30 punëtorë shëndetësorë, ndërsa pritet që të lidhë marrëveshje dhe me Austrinë dhe Finlandën.
Por, punësimet sezonale nuk duken atraktive për Oden Amerikane të Kosovës. Sipas Zekës, kjo politikë nuk tërheq investitorë, por nxjerr jashtë resursin kryesor, fuqinë punëtore.
Sidoqoftë, Abrashi është i bindur se kuadrot e dërguara në shtetet e BE-së do të punojnë për një kohë dhe do të profesionalizohen e më pas do të kthehen për të dhënë kontributin e tyre në vend.
Kosova, ndonëse vendi me më së shumti të rinj në Evropë, që përkthehet si potencial pune, është vendi më i varfër në Evropë, ku nga 10 të rinj, 6 janë të papunë.
Ky fakt ndikoi edhe në eksodin e fillimvitit, ku qindra mijëra kosovarë e braktisen vendin, duke kërkuar një jetë më të mirë në perëndim.
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi rre...