Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka lënë të hapur mundësinë e një bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, duke paralajmëruar se formimi i një shumice parlamentare është çështje kohe.
Gjatë një konference për media, Limaj u pyet për deklaratat e kryeministrit në detyrë dhe njëherësh kreut të VV-së, Albin Kurti, lidhur me takimet që kanë zhvilluar mes vete.
Në përgjigje, Limaj u shpreh optimist për zhvillimet politike në vend dhe theksoi rëndësinë e shumicës parlamentare për funksionimin e institucioneve.
“E vetmja rrugë është shumica parlamentare, ashtu siç ka ndodhur gjithmonë në Kosovë. Partia e parë duhet ta ketë shumicën në Kuvend për t’i shtyrë përpara agjendat e veta – qoftë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit apo të Qeverisë. Besoj që Kosova do ta ketë shumicën parlamentare shpejt,” tha Limaj, duke qeshur ndërsa largohej nga konferenca./Arbresh.info/
Publikohen pamje të rënda të Liridona Ademajt pas vrasjes – ...
Vazhdon gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt, sot merret n...
Adelina Thaçi kujton Cimën në 5-vjetorin e vdekjes: Më mungo...
Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës
Rama takon zëvendëskomandantin e KFOR-it, i prezantoi planin...
Rita Ora: Kosovë e Shqipëri, bëjeni historinë