Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka pritur në takim Zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Dr. Femi Sufaj, me të cilin kanë diskutuar rreth punëve dhe sfidave, që ballafaqohen të dyja institucionet.
Gjatë takimit, drejtori Thaçi, dhe zëvendësdrejtori, Sufaj, kanë shkëmbyer përvojat e deritanishme, me theks të veçantë eksperiencën e SHKK-së mbi shumë fusha, si atë të trajtimit të burgosurve të dënuar për vepra penale terroriste, koordinimit dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, avancimit të njësive ekonomike, trajnimit të stafit, thuhet në njoftim..
Ndërsa zëvendësdrejtori Sufaj, e përgëzoi Thaçi për punën dhe të arriturat e deritanishme të SHKK-së, në veçanti për avancimin në arenat ndërkombëtare, si anëtarësimin e Thaçit në Shoqatën e Burgjeve të Teksasit dhe të SHKK-së në ICPA.
Drejtori i SHKK-së, Thaçi dhe Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Burgjeve të Republikës së Shqipërisë, Sufaj gjatë këtij takimi, u dakorduan për ta vazhduar bashkëpunimin mes këtyre dy institucioneve duke shprehur gatishmërinë për këmbimin e praktikave sa më të mira mes Kosovës dhe Shqipërisë në çështjet të cilat janë në interes reciprok, e që lidhen me të burgosurit.

Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...
Qeveria në detyrë ndan mbi 141 mijë euro për projekte me OKB...