Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila zhvillohet nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Turqisë, po vazhdon me pjesëmarrjen e “Forcave Speciale” nga 7 vende. Pjesëmarrëse në këtë stërvitje është edhe Kosova dhe Shqipëria.
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Stërvitja e Forcave të Bashkuara Speciale “Anadolu-21” e cila ka filluar më 28 qershor vazhdon me pjesëmarrjen “de facto” të elementëve të forcave speciale të Turqisë, Shqipërisë, Azerbajxhanit, Katarit, Kazakistanit, Pakistanit dhe Uzbekistanit ndërsa edhe me pjesëmarrjen si vëzhgues të Kosovës dhe Mongolisë, raporton AA.
Stërvitja nën organizimin e Komandës së Forcave Speciale të Shtabit të Përgjithshëm të Turqisë, zhvillohet në Ankara me qëllimin për të zhvilluar miqësinë, bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet elementëve të Forcave Speciale, për të ndarë informacionin dhe përvojën reciproke si dhe zhvillimin e aftësisë për të kryer operacione së bashku.
Limaj: Malisheva është gati, me zemër e vullnet drejt fitore...
Slot ‘thyen heshtjen’, flet për deklaratat e Salahut
Kosova dhe Shqipëria, ekonomitë më “kursimtare” në rajon
Nesër moti i vranët dhe intervale me diell
Ekspertët: Ushqimet shumë të përpunuara po riformësojnë diet...
Mos e bëni këtë gabim kur i thani rrobat brenda në shtëpi