Presidentja, Vjosa Osmani, thotë se Kosova dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një traktat të përbashkët për mbrojtjen e dy vendeve në rast të ndonjë rreziku.
“Shqipëria i ka dhënë mbështetje pa rezervë Kosovës në të gjitha periudhat. Do të nënshkruajmë traktat me Shqipërinë nëse rrezikohet siguria e dy vendeve tona”, deklarohet Osmani.
Osmani bëri të ditur se institucionet e Kosovës po koordinohen me partnerët ndërkombëtar për zbatim të marrëveshjeve të Brukselit, dhe për trajtim të barabartë të gjithë qytetarëve.
Ajo pre që Bashkimi Evropian më i zëshëm ndaj Serbisë.
“Serbia është agresori dhe që po përdorë fjalor luftënxitëse, dhe BE-ja t’i japë sinjale të qarta Serbisë”, deklaron Osmani.
Këto komente ajo i ka bërë në një konferencë për medie me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër