Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes të Shqipërisë si dhe Bashkia e Sarandës, organizojnë aktivitetin e përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Në kuadër të këtij aktiviteti organizohet promovimi i produkteve nga Kosova si dhe organizimi i takimeve B2B ndërmjet bizneseve nga Kosova dhe Shqipëria.
Ky aktivitet i përbashkët për promovimin e tregtisë, turizmit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve do të mbahet më 10-11 Mars 2017 në Sarandë dhe është pjesë e agjendës së përbashkët të të dy qeverive për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Delegacioni nga Kosova udhëhiqet nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ndërsa delegacioni nga Shqipëria udhëhiqet nga Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi. Në këtë aktivitet do të marrin pjesë 24 biznese nga Kosova dhe 36 nga Shqipëria, ka njoftuar Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...