Kosova dhe Shqipëria do të intensifikojnë bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë, e po ashtu, do t’i koordinojnë aktivitetet e tyre për eliminimin e pengesave në qarkullimin e prodhimtarisë bujqësore në mes të dy vendeve.
Në komunikatë thuhet se Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, për të diskutuar rreth veprimeve mes të dyja shteteve pas situatës së krijuar nga pandemia, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
“Në situatën me të cilën po përballemi, u pajtuam me Ambasadorin Minxhozi që të rrisim bashkëpunimin dhe të koordinojmë aktivitetet në mes të dyja vendeve, për të lehtësuar lëvizjen e prodhimeve bujqësore dhe për të shikuar të gjitha mundësitë që kemi që të mbrojmë prodhuesit tanë nga të gjitha rreziqet që mund të përballen në këtë kohë pandemie”, ka thënë ministri Mustafa.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka falënderuar Ministrin për gatishmërinë e tij për të avancuar bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në bujqësi dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të rritur bashkëpunimin në funksion të zhvillimit bujqësor tek të dy vendet.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?