Qeveria e Kosovës nesër në mbledhje pritet të shqyrtojë Nismën për lidhjen e Marrëveshjes Kornizë për bashkëpunim në fushën e Mbrojtjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të përfaqësuar nga Departamenti i Mbrojtjes.
Në janar të këtij viti, Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pas pritjes që i ishte bërë në Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara, kishte bërë të ditur se është diskutuar për realizimin e marrëveshjes kornizë në fushën e mbrojtjes.
Në njoftim theksohej se kjo marrëveshje “do të hapë mundësi të reja në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes”.
Në mbledhjen e nesërme Qeveria pritet të marrë vendim edhe për disa shpronësime.
Nesër pritet të shqyrtohet edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovendis, për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar./rtk
Po kalonte në formë të shkëlqeyr, Muslija humb pjesën e mbet...
Drejtori sportiv i Bayernit tregon nëse Gnabry do të jetë ga...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...
Trump: SHBA do bllokojë ngushticën e Hormuzit
Publikohet pamje nga dëmtmi i vetullës së Mbappes
Kurti uron Pashkët Ortodokse: Besim e mirësi në çdo shtëpi