Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku kulmi i qëndrimit të tij ishte takimi në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes me Zëvendës Ndihmës Sekretarin për NATO dhe Evropë, David Baker, dhe delegacionin e tij.
Përmes një postimi në Facebook, Maqedonci e cilësoi takimin si hapje të një “kapitulli të ri të marrëdhënieve për mbrojtje dhe siguri” ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së.
Ai tha se në këtë periudhë të ndjeshme për sigurinë rajonale dhe globale, në takim u diskutua për prioritetet e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes.
“Së bashku me Komandantin e FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, përtej diskutimeve mbi ambientin strategjik të sigurisë si dhe dinamikat e ndikimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ritheksuam zotimin tonë për të përmbyllur me sukses fazën e tretë të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Diskutimet për mundësitë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes përmes programeve dhe projekteve të përbashkëta ishte një tjetër temë tejet e rëndësishme për të cilën diskutuam dhe u dakorduam mbi parimet e këtij bashkëpunimi”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...