Kosova dhe Maqedonia, të gatshme për bashkëpunim

18:30 | 27 Prill 2015
M. A.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoni, Ali Ahmetin, me të cilin biseduan për proceset aktuale në Kosovë dhe në Maqedoni dhe për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve.

Mustafa e njoftoi për progresin që po arrihet në Kosovë, duke theksuar angazhimin e posaçëm të Qeverisë së Kosovës në proceset integruese evropiane, dhe përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit.

Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa vlerësoi rëndësinë e organizmit të mbledhjes së përbashkët ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë, përgatitjet për të cilën janë në fazën finale dhe që pritet të mbahet në muajin maj.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, vlerësoi progresin që po arrihet në Kosovë në të gjitha fushat.

Ahmeti po ashtu shprehu përkushtimin e tij për të ndihmuar në fuqizimin e bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet dy shteteve, duke veçuar në këtë drejtim edhe organizmin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme