Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim presidenten e Republikës së Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.
Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin e gjithanshëm të vendit.
Kryeministri Isa Mustafa theksoi prioritetet e Qeverisë për zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës, proceset integruese evropiane, si dhe fuqizimin e gjithanshëm të institucioneve demokratike.
Duke e falënderuar për përkrahjen e Maltës për Kosovën, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, posaçërisht në zhvillimin ekonomik dhe fushën e investimeve.
Presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, vlerësoi progresin e arritur në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Maltës për proceset integruese evropiane.
Presidentja Preca, po ashtu, theksoi vullnetin e shtetit të saj për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...