Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, ku kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në mes të dyja shteteve.
Ministri Shala ka paraqitur prioritetet e MTI-së, duke treguar se përkrahja e prodhuesve vendorë dhe joshja e investitorëve të huaj do të jenë në fokus më të madh.
“Me emërimin tim në MTI, planifikoj ta rris dinamikën e punës dhe prioritet i imi është mbrojtja e konsumatorit, që është në përgjegjësinë e Ministrisë që drejtoj, mbrojtja e prodhimit vendor dhe stimulimi i prodhuesve vendorë”, ka thënë Shala.
Ambasadori i Hungarisë, Laszlo Markusz, ka shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovën në fushën e bujqësisë, konkretisht ka ofruar bashkëpunim që t’iu mundësohet bujqve t’i eksportojnë produktet e Kosovës në Hungari.
Ministri Shala dhe ambasadori Markusz u dakorduan ta nënshkruajnë një marrëveshje dyshtetërore që do t’i shërbejë Kosovës në fushën e mbrojtjes së investimeve të huaja.
Po ashtu gjatë këtij takimi, ambasadori ka paraqitur para ministrit interesimin e një investitori hungarez, i cili do të hapë në Kosovë një fabrikë për prodhimin e makinerisë bujqësore.
Ministri Shala shprehu gatishmërinë që të gjitha kapacitetet shtetërore të jenë në dispozicion të investitorit.
Ministri dhe ambasadori u dakorduan që shumë shpejt të konkretizohen punët dhe të arrihen marrëveshje për produktet bujqësore dhe mbështetja për Kosovën nga Hungaria në mbrojtjen e investimeve të huaja.
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë
Punëtori përgjegjës harroi t’i lëshojë nxemjet, ndërpritet m...
Kurti vizitoi për ngushllime familjen Bllaca
Van Dijk dëshiron që Salah të qëndroi tek Liverpooli
Negociatorët amerikanë kërkojnë që Ukraina të heqë dorë nga ...