Ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, László Márkusz.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar për riorientimin e bashkëpunimit ekonomik, me fokus të veçantë në nxitjen e shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve dhe atë të tregut të përbashkët të BE-së.
Kryediplomati kosovar ka shprehur gatishmërinë që Hungaria të jetë edhe më e pranishme në tregun kosovar, me synimin që të krijohen mundësi edhe për palën kosovare dhe veç kësaj të shikohen mundësitë e krijimit të partneriteteve të reja në mes dy vendeve në funksion tëarritjes së këtij qëllimi.
Poashtu, Pacolli ka vlerësuar mbështetjen e Hungarisë me kredinë e butë që i ka dhënë Kosovës dhe e cila synohet të investohet në projekte mjedisore.
Në margjina të këtij takimi, ambasadori hungarez e ka informuar Pacollin edhe për takimin e Ministrave të Jashtëm të Grupit të Vishegradit, që pritet të mbahet në Budapest.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës