Kosova dhe Hungaria diskutojnë për mundësitë e bashkëpunimit institucional e parlamentar

17:44 | 18 Mars 2026
Q L

Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Laszlo Istvan Dux.

Bazuar në komunikatën e lëshuar për media, në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit institucional e parlamentar.

Pos tjerash, në njoftim thuhet se Haxhiu vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me Hungarinë dhe theksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale