Kosova dhe Austria do të kenë një plan veprimi dy-palësh me qëllim të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të marrëdhënieve dy-palëshe.
Kjo u bë e ditur nga takimi i zhvilluar në mes Zëvendës-Kryeministrit të parë dhe Ministrit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ambasadorit të Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler.
Në kuadër të këtij takimi të kurtuazisë, janë konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyera në mes të dy vendeve me zotime të dy-anshme për ngritjen e mëtejme të nivelit të bashkëpunimit dhe me shtrirje gjithëpërfshirëse.
Meqenëse ishte takimi i parë, prej kur Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli është përgëzuar nga Ambasadori Pfandler për pranimin e detyrës, ai i ka dorëzuar letrën e urimit Ministrit të Jashtëm Pacolli edhe nga homologu i tij, Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz.
“Austria do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës në të gjitha proceset e rëndësishme që po kalon vendi, duke përfshirë liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Organizata Ndërkombëtare si dhe avansimin e agjendës evropiane”, thuhet në letrën e Ministrit austriak.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës