osova ka shënuar një rënie të re dhe shqetësuese në Indeksin Vjetor të Lirisë së Shtypit për vitin 2025, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (RSF), duke u renditur në vendin e 99 nga 180 shtete, rënie drastike krahasuar me vitin e kaluar kur ishte në vendin e 75.
Raporti thekson se gazetarët në Kosovë janë shënjestra të vazhdueshme të sulmeve politike dhe shpesh quhen padrejtësisht “bashkëpunëtorë të armikut”.
Po ashtu, kritikohet miratimi i Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), që sipas RSF-së rrezikon të politizojë këtë organ.
“Edhe pse media ka qenë e suksesshme për të mbajtur politikanët përgjegjës, gazetarët kanë vazhduar të jenë target i sulmeve politike…”, thuhet në raport, ku përmenden edhe rritja e padive SLAPP, pengesat në qasje në dokumente publike, vëzhgimi i gazetarëve dhe kërcënimet ndaj tyre.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me këtë renditje, më e ulëta në dhjetë vitet e fundit. AGK e konsideron këtë si pasojë të një politike armiqësore ndaj mediave në dy vitet e fundit nga qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje.
AGK i bën thirrje institucioneve dhe shoqërisë civile që të punojnë bashkë për të përmirësuar gjendjen, përfshirë hartimin e një ligji të ri për KPM-në që garanton pavarësinë dhe funksionalitetin e saj.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë