Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po qëndron në një vizitë zyrtare në Stuttgart të Gjermanisë, ku së bashku me Ministren për Dialog, Edita Tahiri iu përgjigjën ftesës së Wolfgang Schuster – kryetar i Fondacionit Evropian për Arsim për të qenë pjesë e Interreg “Programi Transnacional i Danubit” – Edu Lab.
Siç njofton zyra për informim e MASHT, ky projekt i financuar nga Bashkimi Evropian adreson fushat me sfidat më të mëdha sociale si: politikat e tregut të punës, sistemi dhe politikat e edukimit, si dhe ndryshimi demografik dhe migracioni.
Me këtë rast, në prezencë të Ministrit të Drejtësisë dhe Çështjeve Evropiane të Baden, Guido Wolf, ministri Bajrami bëri nënshkrimin e marrëveshjes – “Përkushtimi jonë për zhvillimin e shanseve për të rinjtë”, hap ky që zyrtarisht e bën Kosovën partner të përhershëm në mesin e më shumë se 15 shteteve të tjera evropiane që janë partnerë të këtij projekti.
Programi Transnacional i Danubit ka për synim lidhjen e edukimit me punësim në mënyrë të qëndrueshme. Ky program do të trajtojë drejtpërdrejtë sfidat e përbashkëta dhe nevojat në fushat specifike të politikave ku bashkëpunimi ndërkombëtar pritet të japë rezultate konkrete.
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...