Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët me homologun e tij të Lituanisë, Laurynas Kasciunas, sipas të cilës Kosova është zyrtarisht pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën.
Me anë të një postimi në Facebook, Maqedonci tha se Kosova bëri një hap të rëndësishëm në përfaqësimin dhe rolin e saj në sigurinë globale, shkruan Arbresh.info.
Ai njoftoi se ky koalicion ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit.
“Sot në Bruksel me Ministrin e Mbrojtjes të Lituanisë, Laurynas Kasčiūnas, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët sipas të cilës Kosova edhe zyrtarisht është pjesë e Koalicionit të Deminimit për Ukrainën, duke u bërë kësisoj shteti i 17-të anëtar i këtij koalicioni që ka për qëllim ofrimin e mbështetjes për Ukrainën përmes ofrimit të trajnimit në fushën e deminimit, zotim ky që e kemi dhënë si pjesë e Grupit të Kontaktit për Ukrainën, e që është një hap tjetër i ndërmarr nga ana e Kosovës për popullin ukrainas pasi veçse tanimë kemi dorëzuar dy pako mbështetëse ushtarake. Ushtarët tanë do të rreshtohen përkrah partnerëve tanë në këtë front global demokratik kundër agresionit dhe dhunës!”, shkroi ai.
Ministri Maqedonci u shpreh se Kosova do të vazhdojë të qëndrojë krah Ukrainës./Arbresh.info/
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C