Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se mos vazhdimi i dialogut nuk i ka ndihmuar Kosovës as në aspektin ekonomik apo atë ndërkombëtar.
Ai ka theksuar se, SHBA nuk mund të shohë një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të.
“Pauza në dialog nuk i ka ndihmuar Kosovës në aspektin ekonomik apo pozicionin e saj ndërkombëtar. Kur ajo të formohet, qeveria e re duhet t’i japë një infuzion të ri negociatave me Serbinë. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të qëndrojnë prapa sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, por, siç tha edhe Përfaqësuesi Special Matt Palmer së fundmi në Prishtinë, ne nuk mund të shohim një shteg për integrimin e plotë të Kosovës në sistemin ndërkombëtar pa përfshirjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë në të. Marrëdhëniet më të mira me Serbinë nuk do të zhvendosin vëmendjen nga përpjekjet për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës, por do t’i plotësojnë ato” ka thënë Kosnett, për Telegrafin.
Ai shpreson që Qeveria e re të adresojë këto tema serioze.
“Jam optimist se qeveria e re do të dëgjojë vullnetin e popullit dhe do të adresojë këto çështje serioze” ka thënë ambasadori Kosnett.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1