Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, në ceremoninë përkujtimore te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të 11 shtatorit 2001, në ShBA, ka patur një qasje të ndryshme ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.
“Është nderë për mua që të jem këtu me kryeministrin, Avdullah Hoti, në nderim të viktimave të 11 shtatorit. Nuk duhet të harrojmë të kaluarën, por duhet të shohim kah e ardhmja paqësore”, deklaroi Kosnett.
Kryeminsitri, Avdullah Hoti, sulmet e 11 shtatorit nuk ishin vetëm ndaj amerikanëve, por edhe ndaj shqiptarëve dhe gjithë botës demokratike.
“Nderojmë të rënët dhe heronjtë që humbën jetën në sulmin terrorist që nuk ishte vetëm ndaj amerikanëve por ndaj të gjithë botës demokratike. Ajo ditë ka hapur një kapitull të ri të botës demokratike”, është shprehur Hoti.
Paraditen e sotme, ambasadori amerikan, Philip Kosnett, së bashku me kryeparlamentaren, Vjosa Osmani, vendosën kurora me lule te pllaka përkujtimore e 11 Shtatorit.
Gjatë adresimit para medieve, ambasadori Kosnett ju drejtuar Osmanit vetëm si “folëse”.
Osmani ka “acaruar” raportet me ShBA-të gjatë kritikave që ka drejtuar në lidhje me marrëveshjen e Kosovës me këtë shtet në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk duhen politikanë që vetëm ankohen”, kishte reaguar ndaj një deklarimi të Osmanit ditë më parë, i dërguar i Shtëpisë së Bardhë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell./arbresh.info/
Kosnett i drejtohet Vjosa Osmanit: Faleminderit folëse| Jo si “znj. Osmani”, e as si “Kryetare”
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...