Zëvëndëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Ambasadori është njoftuar nga afër me programin qeverisës, reformat shtetërore si dhe miratimin e një strategjie të re anti-korrupsion.
“Sot, pata nderin dhe kënaqësinë të prisja në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett. Në takim diskutuam për çështjet e përgjithshme, ku me theks të veçantë e informova Ambasadorin Kosnett për Programin Qeverisës dhe portfolion që do të udhëheqë gjatë mandatit qeverisës.
Vazhdimi i reformave shtetërore që ndërlidhen me qeverisjen e mirë është prioritet dhe i domosdoshëm. Kjo, përfshirë Pakon e Ligjeve për Administratë Publike dhe Ligjin për Qeverinë, i cili synon dimensionimin e shtyllës ekzekutive të qeverisë duke rregulluar funksionimin dhe organizimin administrativ, duke mbështetur në vazhdimësi luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe nevojën për miratimin e një strategjie të re anti-korrupsion.
Ambasadorin Philip Kosnett e falënderova për kontributin e jashtëzakonshëm të Qeverisë Amerikane në mbështetjen e institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe konfirmova gatishmërinë time të plotë për bashkëpunim konstruktiv e të vazhdueshëm.
Kosova është me fat që ka në krahë SHBA-në” shkruan Tahiri në njoftim.

Balla: Pretenca në Hagë kundër komandantëve të UÇK-së, e tur...
Kosova e gatshme për kontribut në misionin ndërkombëtar në G...
Shemben dy ndërtesa në Liban, 15 të vdekur
“Erdha me ambicien për t’u ngjitur në Premier League” –...
Haga kërkoi 180 vite burg ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Rama: ...
Njohësit e drejtësisë: Kërkesa nga Haga, në kundërshtim me l...