Kosnett i shkon Abdixhikut në zyre i paraqet këto kërkesa

16:29 | 23 Mars 2021
Arbresh.info

Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i shoqëruar nga nënkryetari Lutfi Haziri dhe nënkryetari i Kuvendit, Kujtime Shala, kanë pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, shkruan Arbresh.info.

Gjatë takimit, Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett rreth zgjedhjeve demokratike të LDK-së dhe qëndrimeve karshi situatës aktuale politike në Kosovë. Po ashtu kryetari Abdixhiku e njoftoi Ambasadorin Kosnett për rolin konstruktiv që do ta ketë LDK-ja në opozitë.

Ndryshe, kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, të premten e kaluar ka takuar Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

Pas këtij takimi, Abdixhiku ka deklaruar se gjatë kësaj jave do të takohet me kandidaten e Lëvizjes Vetëvendosje për Presidente, Vjosa Osmani.

/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme