Në Qendrën Korrektuese Dubravë janë korrë 10 ha grurë, sasia e tërësishme e grurit nga korrje fshirjet për vitin 2024 ka arritur 31.800 kg grurë.
Kështu bën të ditur Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas ShKK-së, e gjithë puna, nga mbjellja deri te korrja, është kryer nga të burgosurit e kësaj qendre, nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e Njësisë Ekonomike të Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe stafit të Qendrës Korrektuese të Dubravës.
“Rendimenti i prodhuar nga kjo kulturë bujqësore do të përdoret për nevojat e të gjitha institucioneve korrektuese.”, thuhet në njoftim.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës, përmes punës së Njësisë Ekonomike, synon dita ditës të ndikojë në rehabilitimin dhe ri-socializimin e personave të burgosur, si dhe në uljen e shpenzimeve të buxhetit të SHKK-së.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Nipi i Luanit, Ardian Krasniqi mbron titullin
Nesër, Rama nderon Natasha Kandic me “Çelësin e Qyteti...
Parashikimi i motit për nesër
Nesër tentativa e shtatë për konsituimin e Kuvendit
Ilir Meta flet nga qelia: Do zgjidhem deputet me një rezulta...
Greqia reformon ushtrinë, fokus në dronë dhe 150.000 rezervi...