Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, ka krijuar tashmë krizë jashtëzakonisht të rëndë për tregjet financiare globale. Kriza është duke i prekur edhe parat e taksapaguesve të Kosovës që po ruhen në Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Efekte e pandemisë kanë reflektuan në tregjet financiare globale.
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK), i cili ka nën menaxhim kontributet e obligueshme pensionale (dhe vullnetare) të të punësuarve në Kosovë po pëson një rënie të investimeve të parave jashtë Kosovës, shkruan lajmi.net.
Me datë 30 mars 2020, Trusti deklaroi se ka nën menaxhim 1,904,429,229 euro. Vetëm një ditë me pas, me datë 1 prill, Trusti ka deklaruar se ka nën menaxhim 1,895,829,608 euro. Pra, brenda një dite, ky institucion pati një humbje të madhe nga kthimi i investimeve në vlerë prej 8, 599, 621 euro.
Trusti e kishte mbyllur vitin 2019 me gjithsej mjetë nen menaxhim 1,966,956,583 euro. Për katër muaj, humbje nga investimet kanë qenë 71, 126, 975 euro.
FKPK-ja për vitin 2019 ka arritur një perfomancë pozitive nga investimet prej 8.9%, ndërkohë që e ka mbajtur luhatshmërinë e ulët. Kthimi bruto shkoi në rreth +161 milionë euro në total, duke qenë kështu në vlerë nominale më i larti ndonjëherë.
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A