Korniza Evropiane e Kualifikimeve (KEK) ia ka dhënë edhe një shans Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (AKK) që të shënojë progres e të mos përjashtohet nga ky institucion, shkruan sot “Koha Ditore”.
Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve që vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) ka qenë e paraparë të raportojë këtë muaj në Bruksel, mirëpo kjo është shtyrë për vitin e ardhshëm.
Kosova është pranuar në Kornizën Evropiane të Kualifikimeve në vitin 2016. Kjo kishte mundësuar që të bëhet lidhja zyrtare në mes të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve përmes prezantimit të raportit të referencimit të dy institucioneve.
Në këtë mënyrë ishte mundësuar mobiliteti i fuqisë punëtore në vendet e BE-së. Në rast të përjashtimit, punësimi i qytetarëve kosovarë me certifikata të akredituara nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve në tregun Evropian të punës do të jetë i vështirë.
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?