Kori i Filharmonisë së Kosovës do të mbajë koncert në kuadër të PriVocalFest.
Ministria e Kulturës ka njoftuar përmes një postimi në “Facebook”, se ky koncert do të jetë i veçantë.
“Një koncert si asnjëherë tjetër! Sonte (E mërkurë/12.10.2022), Kori i Filharmonisë së Kosovës do të prezantohet me një program tejet të veçantë koral në drejtimin e një prej kompozitorëve e dirigjentëve më të njohur të kohës Ēriks Ešenvalds nga Letonia”.
Esenvalds është një prej kompozitorëve më të interpretuar në botë dhe inspirimin për disa prej veprave të tij e ka gjetur edhe tek muzika, kultura dhe tradita shqiptare.
“Legjenda për gruan e murosur” është prej veprave që do të mund ta dëgjoni në kuadër të këtij koncerti që njëherësh do të përmbyll edicionin e 5-të të “Pri Vocal Fest”.
Koncerti mbahet në kishën katolike “Shën Ndou” në Prishtinë prej orës 20:00./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...