Prefekti i Qarkut Korçë, Dhori Spirollari informoi mbi nismën më të fundit për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit në Korçë, një projekt me një ndikim të konsiderueshëm në zhvillimin e turizmit në këtë rajon.
Sipas Spirollarit, tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit për këtë projekt, studim i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit me kërkesë të këshillit bashkiak të Korçës. Ndërkohë, sipas tij, për këtë projekt kanë shprehur dakordësinë të gjitha bashkitë e qarkut, raporton ATSH.
Projekti për ndërtimin e aeroportit të Lumalasit ka një vlerë investimi 25 milionë euro, dhe parashikohet të realizohet hap pas hapi.
Fillimisht ai do të funksionojë për uljen e aeroplanëve të vegjël turistikë, për aviacionin e përgjithshëm dhe më pas synohet vendosja e tij në efiçencë si një aeroport ‘low cost’ me linja ndërkombëtare.
Pak ditë më parë, Prefekti Spirollari organizoi një takim me përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror për aeroportin e Lumalasit. Këto diskutime u fokusuan te nisja e këtij projekti madhor, pa pasur paraprakisht investime të mëdha, dhe më pas hap pas hapi të sigurohen të ardhura që do investohen drejtpërdrejt në këtë projekt.
Pas 94 vitesh, tashmë Korça do të ketë sërish një aeroport funksional. Nga viti 1924-1944, Korça kishte aeroportin e vetë funksional, i cili përdorej kryesisht për transportin e brendshëm ajror dhe që siguronte lidhje me Tiranën, Peshkopinë, Shkodrën etj.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00