Para pak minutash ish-deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, është parë duke hyrë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës, raporton gazetari i Sinjalit nga vendi i ngjarjes.
Sejdiu ka shmangur hyrjen e tij nga dera kryesore, ai ka hyrë nga hyrja tjetër alternative e zyrës së LDK-së. Larg syve të gazetarëve që po përcjellin zhvillimet e kësaj partie.
Nuk dihet nëse Korab Sejdiu do të aderojë përfundimisht në Lidhjen Demokratike të Kosovës, pasi që kohëve të fundit ai po e përkrah jashtë mase koalicionin parazgjedhor LDK-VV.
“Vetëm LDK-VV e shndërron PAN-in në PAN-IK”, shkroi para pak ditësh Sejdiu në profilin e tij në Facebook./Sinjali/
Bashkimi e fiton derbin me Vëllaznimin
Ylli fiton ndaj Sigal Prishtinës dhe thellon krizën e kryeqy...
Musliu, Kurtit: Prej kujt po tuteni që po mbani seanca natën...
Ndërpritet seanca për mungesë kuorumi, vazhdon në ora 22:00
Haxhiu ia ndalë mikrofonin Hykmete Bajramit
LDK i mbështet amendamentet e Osmanit