Rexhep Hoti, sot ka nisur takimet me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta në nivel vendi për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë.
Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti, sot ka nisur takimet me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta si dhe atyre të mesme të larta në nivel vendi për shpalosjen e Programit Nacional për Rininë.
Siç bëhet e ditur në njoftim, takimin e parë Hoti sot e zhvilloi me drejtorët e shkollave Komunës së Vitisë, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Azem Guri si dhe Drejtoresha Komunale e Arsimit Fatbardha Emini.
“Programi Nacional për Rininë është hartuar për secilin nxënës të secilës shkollës, duke filluar nga niveli fillor, i mesëm i ulët dhe niveli i mesëm i lartë. Ky program parasheh përfshirjen e të gjithë nxënësve dhe studentëve në garë dhe pres që të gjithë ata të përfitojnë nga ky program”, u shpreh Hoti, shkruan lajmi.net.
Drejtorët e shkollave e mirëpritën programin duke thënë se do të punojnë në implementimin sa më të mirë të tij.
Po ashtu, Hoti u prit në takim edhe nga Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i cili pas nënshkrimit të memorandumit, ritheksoi gatishmërinë e tij për bashkëpunim.
Takimet me drejtorë të shkollave do të mbahen nëpër të gjitha komunat e Kosovës.

Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...