Kontrolle në Prizren, dy të ndaluar për bixhoz të paligjshëm

08:35 | 20 Gusht 2025
E.G

Dy persona janë ndaluar, ndërsa tre të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt pas kontrolleve të realizuara nga Policia e Kosovës në disa lokacione në Prizren, të martën.

Sipas raportit 24-orësh, personat e përfshirë dyshohen për përfshirje në veprën penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

Gjatë kontrolleve, janë sekuestruar përkohësisht prova dhe dëshmi të cilat lidhen me veprat penale të dyshuara.

“ORGANIZIMI I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZIT TË PALIGJSHËM Rr. Haxhi Zeka-Prizren,19.08.2025-20:00.Pas një pune hetimore dhe mbi dyshimet e arsyeshme për veprën penale të lartcekur, njësitë policore kanë kryer urdhër kontroll në disa lokacione ku dyshohej se pronarët dhe punëtorët e disa lokaleve mundësojnë zhvillimin e lojërave të fatit. Gjatë kontrollit janë gjetur dëshmi dhe fakte mbi kryerjen e këtyre veprave penale të cilat janë sekuestruar përkohësisht. Lidhur me rastin prokurori kujdestar ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin për dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ndërsa tre të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/