Policia e Kosovës mëngjesin e së mërkurës ka kontrolluar një shtëpi në rrugën ‘Sadik Stavileci’ në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të PK-së thuhet se gjatë kontrolles janë gjetur armë pa leje, shkruan arbresh.info.
Janë konfiskuar një armë automatike me dy karikatorë pa municion dhe një pistoletë.
Me urdhër të prokurorit rasti është procedur në procedurë të rregullt.
“Raportohet se njësitë relevante policore me urdhëresë të gjykatës kanë kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit mashkull K/Shqiptarë ku kanë gjetur dhe konfiskuar: një armë automatike me dy karikatorë pa municion dhe një pistoletë. Me urdhër të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”/arbresh.info/
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...