Një person i nacionaliteti serb është arrestuar në Zveçan pasi që në veturën e tij janë gjetur mallra ushqimore pa dokumentacion përkatës, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar ndërsa mallrat dhe vetura janë dërguar në terminalin doganor.
“Zveçan 24.04.2024 – 22:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas serb, pasi që në veturën e tij janë gjetur mallra ushqimore pa dokumentacionin përkatës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa mallrat dhe vetura janë dërguar në terminal doganor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...
Parashikimi i motit për të premten
Nis emërimi i zëvendësministrave, Daulina e para
Benita e bindur se jashtë BBVK-së do jetë shoqe me Elijonën
Rezoluta për Hagën, buxheti dhe komisionet – vendimet e para...
Trump pret që marrëveshja me Iranin të marrë formë gjatë mua...