Dje, në orën 17:35, në rrugën magjistrale Bërnjak- Mitrovicë, në afërsi të liqenit të Ujmanit, Njësitë e Policisë Kufitare kanë ndaluar një veturë që dyshohej se kishte kaluar kufirin ilegalisht dhe në të kishte mallra që dyshohet se janë të kontrabanduara.
Pas kontrollit në automjet është hasur në një sasi të mallrave të ndryshme si: fellne të reja 4 copë, salveta palloma-disa pako, zbutës të rrobave, pako me gjëra të ndryshme ushqimore si:çokolata, qumësht, pije të gazuara, jogurt, pelena etj, thuhet në një postim në Facebook nga Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, gjatë kontrollit në automjet dhe në çantë të krahut të vozitësit, kanë hasur në posedim të parave të gatshme 5010 euro si dhe 128.250 dinar.
Në konsultim me prokurorin, janë hapur rastet “Kalim ilegal i kufirit” dhe “Kontrabandim me mallra”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Malli i konfiskuar i është dorëzuar Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme ndërsa të hollat me urdhër të prokurorit i janë kthyer palës./arbresh.info/





Arrihet marrëveshja, Alonso merr drejtimin e Chelsea-s
Ngjarje e rëndë në Itali: Vetura godet këmbësorët në turmë, ...
Edi Rama fton qytetarët ta votojnë Alis në Eurovision: ‘Nan’...
“Kjo është situatë ilire” – Kurti në mes të natyrës i habitu...
Incident në Vjenë, përfaqësues të Serbisë tentojnë t’ua larg...
Trump paralajmëron Iranin: I pret një kohë shumë e keqe nëse...