Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtarë “Winter EX 2025” që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART).
FSK është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Ndër të tjera thuhet se ushtrimi Fushor “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorial të Turqisë.
“Pjesëmarrja e FSK-së, në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive , si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët.”, bëhet e ditur në komunikatë./Arbresh.info/
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...