Kontestet pronësore, borxhet ndaj kompanive si dhe kushtet e motit janë përmendur të martën si probleme esenciale në realizimin e disa prej projekteve kapitale me rëndësi për qytetarët e Ferizajt.
I pari i Drejtorisë për Infrastrukturë në Ferizaj, Gafurr Ilazi, gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se pavarësisht këtyre sfidave, komuna e Ferizajt është e vendosur që të vazhdoj me realizimin e projekteve të parapara.
Sipas tij, gjatë vitit 2014, Drejtoria për Infrastrukturë ka pasur një buxhet prej mbi 6 milion eurove dhe nga kjo shumë mbi 4 milion euro janë ndarë për projektet e e vitit 2013.
“Nga kjo shumë për projekte kapitale janë shpenzuar 5.2 milion euro, apo shprehur në përqindje 88.3%” ka thënë Ilazi.
Edhe për këtë vit sipas zyrtarëve pothuajse është paraparë e njëjta shumë investive.
“Për këtë vit për projekte kapitale nga dy grandet është paraparë një shumë prej 5.9 milion eurove. Janë kryer diku 15 projekte në vitin 2014 dhe janë 10 projekte në fazën e realizimit, si projekti i kanalizimit në rrugën “Astrit Bytyqi”, asfaltimi i rrugës në fshatin Sazli, asfaltimi i një rruge në Fshatin e Vjetër, asfaltimi i rrugës në Pleshinë deri te Fabrika e Ujit, asfaltimi i rrugës në fshatin Mirashë, korridoret e gjelbra.”, ka shtuar Ilazi.
Bazuar në planifikimet mësohet se për këtë vit janë iniciuar 7 procedura për tenderim, ndërsa deri më tash janë zgjedhur 3 dhe 2 janë në procedurë të tenderimit.
“Moti i ligë po shkakton probleme në ndërprerjen e punimeve. Është duke u punuar në rrugën “Sejdi Sejdiu”, në Talinoc të Muhagjerëve, në Prelez të Jerlive, rrugën Rahovicë-Mirash, gjithashtu edhe në projektet e ministrisë”, ka nënvizuar drejtori i DI-së,Gafurr Ilazi.
Ndryshe, duke u ndërlidhur me sidat dhe prioritete e kësaj drejtorie, zyrtarët kanë përmendur disa konteste pronësore të pazgjidhura, borxhet ndaj operatorëve ekonomik si dhe kushtet e motit.
“Vetëm gjatë vitit të kaluar kemi paguar mbi 400 mijë euro mjete nga vendimet e gjyqësorit të cilat i ka ekzekutuar thesari. Kjo është sfidë për ne sepse i prish planet tona, ngase për t’i paguar këto obligime ligjore duhet t’i heqim disa projekte”, ka thënë Gafurr Ilazi./arbresh.info/
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...