Kompania e mbeturinave ‘Pastrimi’ që nga sot nuk do të bëjë me grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare.
Gjendja e Kontejnerëve duket mjaft keq rrugëve të Prishtinës, ku janë stërmbushur dhe po ndotet ambienti./Arbresh.info.

Për këtë gjendje, ka reaguar Komuna e Prishtinës, ku përmes një komunikate, ka bërë të ditur se është e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë ‘Pastrimi’.
“Nuk duhet lejuar që për shkak të problemeve dhe çështjeve të pazgjedhuar mbrenda kompanive publike që ofrojnë shërbime të pësojnë qytetarët e Prishtinës. Për më tepër, Kompania “Pastrimi” është kompani rajonale dhe pasojat barten edhe në komunat tjera. Situata me mbeturinat e krijuara është e papranueshme! Por, edhe paraqet rrezik serioz për shëndetin publik të gjithë neve”, thuhet në shkrimin e tyre.
Ata kanë ftuar të gjithë faktorët relevantë që urgjentisht të bëjnë zhbllokimin e kësaj situate të patolerueshme.
“Komuna e Prishtinës është treguar e gatshme t’i huazojë 4 mijë litra derivate për kompaninë “Pastrimi”, në mënyrë që të evitohet kjo gjendje alarmante”, thuhet në fund të shkrimit.

Ndryshe, ‘Pastrimi’ që disa ditë ka njoftuar se për shkak të bllokimit të xhirollogarive bankare do të ndërprerjen e mbledhjes dhe largimin e mbeturinave.
Për këtë shkak edhe sot në Prishtinë kontenjeret nuk janë pastruar dhe mbeturinat kanë dalë jashtë tyre, duke ndotur jo vetëm ambientin, por edhe rrezikuarshëndetin e qytetarëve.
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet i dysh...
Jurgen Klopp, objektivi i Real Madridit
Rama paralajmëron ndryshime kushtetuese, thotë se nga 140 de...
Arrestohet person i kërkuar për vrasje në tentativë në Feriz...
“House of Kosova” në Davos për herë të dytë, Kurti do të udh...
Rinumërohen 312 nga 914 vendvotime, këtyre kandidatëve iu ho...