Sabri Mulolli nga Shajkovci i Podujevës, në duar po i mban faturat për secilin muaj që thotë se e ka paguar energjinë e shpenzuar elektrike.
Të mërkurën, në shtëpinë e tij u ndërpre energjia elektrike nga KEDS-i, me arsyen se nuk e kishte kryer pagesën.
700 euro është borxhi që i figuron atij ndaj kësaj kompanie, por Mulolli thotë se nuk e di se nga i erdhi ky borxh, raporton KTV.
Për lëndën e tij, KEDS-i e ka angazhuar përmbaruesin privat, i cili i ka dhënë atij shtatë ditë afat për ta shlyer borxhin.
Në KEDS thonë se arsyeja e këtij borxhi është se personi në fjalë ka keqpërdorur energjinë elektrike.
“Borxhi total i konsumatorit është 693.77 euro, por një pjesë e kësaj, përkatësisht shuma prej 496.94, është rikthim i humbjeve, pra kemi të bëjmë me keqpërdorim”, ka thënë Viktor Buzhala, zëdhënës i KEDS-it.
Sipas Buzhalës, konsumatori nuk ishte lajmëruar në kompani, përkundër thirrjes, për çka si kompani janë detyruar të angazhojnë përmbarues privat.
Vdekja e babait të Calit, Gucati: Dhimbja bëhet më e thellë ...
Haxhiu uron Krishtlindjen: Le të sjellë ngrohtësi në zemra d...
Abdixhiku: Kosova e shqiptarët e saj kanë qenë shembull i ha...
Kurti uron Krishtlindjen
Internacionalja Socialiste mbështet VV-në dhe Albin Kurtin n...
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...