Korporata Energjetike e Kosovës njoftoi se ka mirëpritur rizgjedhjen e Valdrin Krasniqit, si kryesues të bordit të drejtorëve, si dhe të Merita Kasapollit, si anëtare e bordit të drejtorëve nga qeveria e Republikës së Kosovës.
Konstituimi i bordit u bë gjatë mbledhjes së sotme, ku në rend të ditës ishte edhe raportimi mujor mbi aktivitetet e KEK-ut.
Po ashtu, KEK-u ka njoftuar edhe anëtarët e rinj të bordit, Shpëtim Zharkut dhe Filloretë Gashi-Sadikut, të cilët do të kontribuojnë në krijimin e një të ardhme me inovacion dhe rritje të qëndrueshme për KEK.
“Për anëtarët që kanë përfunduar mandatin e tyre, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen më të thellë për kontributin e jashtëzakonshëm që ka qenë i rëndësishëm për suksesin e korporatës”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
“Bordi i Drejtorëve ka filluar punën me përkushtim dhe angazhim të plotë për të siguruar qeverisjen e duhur të korporatës, në përputhje me përgjegjësitë dhe kompetencat që rrjedhin nga Ligji për ndërmarrjet publike, si dhe sipas parimeve ndërkombëtare për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike”, thuhet në njoftimin e Korporatës.
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...