Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën do të fillojë faza e parë e testimeve për aplikantët që i kanë plotësuar kriteret e konkursit për kadetë policor.
Sipas njoftimit, testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022.
Njoftimi i plotë:
Policia e Kosovës, më 28 tetor 2021, ka shpallur konkursin publik për zyrtarë policorë, i cili ka qenë i hapur deri më 26 nëntor 2021.
Pas përfundimit të procedurave të parapara dhe përgatitjeve teknike, më 21.02.2022, do të fillojë faza e parë e testimeve (testi me shkrim) i aplikantëve të cilët i kanë plotësuar kriteret e konkursit publik.
Testimi me shkrim do të jetë i hapur dhe transparent. Testimi me shkrim do të mbahet në Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri dhe do të zgjasë deri më 28.02.2022.
Kandidatët ditën e zhvillimit të testimit me shkrim duhet të kenë: maskën mbrojtëse, certifikatën e vaksinimit me të paktën dy doza të vaksinës ose një dozë e vaksinës Johnson kundër Covid-19. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës përkatëse se kanë kundër indikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi duhet të paraqesin testin RT-PCR brenda 48 orëve ose certifikatën me një dozë jo më e vjetër se një muaj, numrin e aplikacionit dhe letërnjoftimin./arbresh.info/
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...
Ter Stegen mund të rikhehet tek Barça disa ditë pasi u huazu...
Rriten rastet me sëmundje të zemrës në Shqipëri
Dënimi i Alidemajt për krime lufte, familjarët e viktimave ...
“Ndonjëherë duket sikur njerëzit nuk duan që ne të fit...
Ligji i ri për mediat sociale në Australi, Snapchat bllokon ...