Qeveria e Kosovës i ka dhënë sot dritën e gjelbër shpalljes së një konkursi ndërkombëtar për hartimin e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Qeveria e Kosovës sot miratoi propozim-vendimin për aprovimin e kritereve dhe kushteve për shpalljen e fituesit dhe procedurat e aplikimit për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
“Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memoriale ka propozuar kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit për hartimin e projektit, saktësisht master-planit për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’”, tha ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku.
Ai tha se kushtet dhe kriteret për shpalljen e konkursit ndërkombëtare për projektin e kompleksit memorial “Adem Jasharit” në Prekaz janë elaboruar në hollësi në dokumentacionin e tenderit që siç tha ai përbëhet nga dosja, shtojca teknike dhe përmbledhja e tekstit të konkursit./Arbresh.info/
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...
Gërvalla: Dialogu dhe bashkëpunimi, çelës për sigurinë rajon...