Një draft dokument i Këshillit të Ministrave të BE’së, që ende nuk ka marrë formë përfundimtare, është publikuar sot në faqen e Bashkimit Evropian. Sa i përket çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën asgjë s’ka përfunduar, thuhet se kjo çështje ende është duke u shqyrtuar në Këshill.
Nuk dihet se cili do të jetë qëndrimi, kur ky dokument të marrë formë përfundimtare deri në fund të muajit, kur takohen shefat e vendeve të BE’së dhe kur merr fund Presidenca rumune e Bashkimit Europian.
Por, sipas të gjitha gjasave për cështjen e vizave një vendim do të merret gjatë Presidencës finlandeze në 6 mujorin e dytë të këtij viti. Aktualisht Gjermania e ka dhënë mbështetjen e saj për këtë proces. Pas vizitës në Berlin, më 6 qershor të këtij muaji kishte thënë se cështja është komplikuar pak dhe se nuk pritet ndonjë vendim i shpejt kur dihet se disa vende në BE kanë hezitime sic është Franca e Holanda për shkak të korrupsionit në Kosovë dhe cështjes së azilkërkuesve në BE’së.
Por, në bazë të formulimeve që qëndrojnë në draftin e BE’së thuhet se vendimi për vizat është duke u shqyrtuar.
“Këshilli e ka parasysh rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Komisioni ka propozuar formalisht në maj të vitit 2016 transferimin e Kosovës në listën e lirë të Schengenit dhe ka prezantuar një raport në korrik të vitit 2018 rreth përmbueshjes së kritereve të mbetura. Në mars të vitit 2019 Parlamenti Europan e ka mbështetur propozimin e Komisionit në lexim të parë. Vendimi rreth propozimit po shqyrtohet aktualisht në Këshill” thuhet në konkluzat e BE’së.
Parashikimi i motit për nesër – E diela me shi, pasdite mund...
Pritjet në kufi: Dheu i Bardhë pika më e ngarkuar
Nicolas Maduro sjellet në Nju-Jork
Gjermania mbështet kërkesën për një zgjidhje të qëndrueshme ...
Maduro pritet të paraqitet në gjykatë deri të hënën në mbrëm...
Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë, plagoset një vajzë kali...