Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i ardhshëm i Kosovës duhet të jetë person mbipartiak.
Konjufca, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Vjosa Osmani është një persona shumë i respektuar nga Vetëvendosje dhe për ta është i pranueshëm si person në të gjitha pozitat që janë negociuar.
Por, ai ka thënë se pozita e presidentit nuk është hedhur në negociata nga Vetëvendosje.
Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se kjo parti mendon se Kosova ka ardhur në një stad ku zgjedhja e presidentit të bëhet në një mënyrë tjetër.
“Të ulen të gjitha partitë dhe të vijmë në një president që Kosovës i bën nder, është president mbipartiak dhe përfaqëson unitetin e të gjithë popullit në Kosovë”.
Konjufca ka thënë se shumë emra nga LDK mund të jenë të pranueshëm për president, por sipas tij problem është çështja se si e ka shtruar LDK punën e presidentit.
Ai thotë se LDK po kërkon garanci që presidenti do të jetë i tyre, e për ta ky është një problem.
“Ashtu si po e shtron LDK-ja, çështja e presidentit për ne vështirë se mund të tejkalohet”, tha Konjufca.
Në një plan B e që do të përfshihej edhe emri i presidentit, Konjufca ka thënë se për ta emri i Vjosa Osmanit nuk paraqet ndonjë problem për presidente.
“Për në emri i Vjosa Osmanit si presidente nuk paraqet kurrfarë problemi në kuptimin e asaj ka ajo besoj që do të përformonte”.
Konjufca thotë se Osmani e për shkak të përgatitjes do tu përmbahej kompetencave që duhen për një president.
Trumpi paralajmëron sulme “shumë më të fuqishme” nëse Irani ...
Pas pezullimit, shkarkohet nga detyra drejtori i Policisë së...
Kongresi Botëror i ligjit/ Mbahet në Tiranë, Rama: Privilegj...
Grindje për lëndime, udhëtim me jaht dhe peticion: Çfarë po ...
Prokuroria sekuestron 9 automjete, dyshohet se u përfituan m...
Shpërthim i hantavirusit në anijen MV Hondius, pacientët në ...