Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Konjufca thotë se kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit.
“Bajrami i Kurbanit është një traditë shpirtërore islame e cila shënon kulmin e pelegrinazhit dhe sakrificën e besimtarit. Kjo festë është një rast i veçantë për të reflektuar mbi vlerat e larta të flijimit, shërbimit, dhembshurisë, bamirësisë dhe për të ndihmuar ata që kanë më pak”.
“Sakrifica e vërtetë sugjeron që të vendosim nevojat e tjetrit mbi tonat, dhe, nëse është e nevojshme, të heqim dorë nga ajo që është e rëndësishme për ne për të mirën e të tjerëve. Atmosfera që krijon Bajrami në këtë kohë të flladit veror le të jetë një motivim i ndarjes së dashurisë. Urime për Bajramin e Kurbanit!”, ka shkruar Konjufca.
Haradinaj: Kërkesa e LVV-së për opozitën rreth presidentit ë...
“Babai ka edhe 3 muaj jetë”, rrëfimi prekës i Gresës: Kur me...
Presidenti Begaj takohet me kongresmenin amerikan, Keith Sel...
Kanin: Vetëm paratë mund ta shtyjnë Serbinë të veprojë për B...
Bajrami: Kurtit nuk i rrihet pa krizë, prapë po e çon vendin...
Irani ekzekuton një burrë të akuzuar për spiunazh në favor t...