Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Mia Sydow Molleby, deputete në Parlamentin e Suedisë, Inguna Sudraba, ish-deputete e Parlamentit të Letonisë, njëherësh ish-Auditore e Përgjithshme dhe eksperte e SIGMA-s, si dhe Dag Levin Sparr, këshilltar i lartë në Zyrën Kombëtare të Auditimit të Suedisë dhe zyrtar ndërlidhës për BE-në, pjesëmarrës të punëtorisë “Rritja e ndikimit të auditimit përmes zbatimit të rekomandimeve”, organizuar këto ditë nga Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA).
Deputetja suedeze Molleby e njoftoi kryetarin Konjufca në lidhje me bashkëpunimin e mirë me Zyrën Kombëtare të Auditimit (ZKA) dhe Kuvendin, si dhe ndarjen e praktikave të mira në fushën e menaxhimit të fondeve publike, thuhet ë njoftimin e Kuvenduit.
“Kryetari Konjufca, pasi vlerësoi rëndësinë e auditimit, falënderoi mysafirët për gatishmërinë e tyre që të bartin te ne përvojat në këtë fushë”, thuhet tutje në komunikatë.
Në takim bëhet e ditur se morën pjesë edhe Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme dhe Bezad Halilaj, Zëvendës Auditor i Përgjithshëm. /arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit