Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në SHBA, me takime me personalitete të ndryshme të politikës amerikane.
Në vazhdën e këtyre takimeve Konjufca është pritur nga kongresisti republikan, njëherësh anëtar i Grupit të Miqësisë për Çështje Shqiptare në kuadër të Kongresit, Robert Aderholt.
Në një bashkëbisedim miqësor me z. Aderholt, kryetari i Kuvendit potencoi punën dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës sa i përket agjendës euroatlantike të Kosovës, avancimit të procesit të njohjeve ndërkombëtare dhe dialogut me Serbinë.
Përmes një komunikate për media nga Kuvendi, bëhet e ditur se në takim gjithashtu u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes Kosovës e ShBA-ve në fusha të interesit të dyanshëm./Arbresh.info/




Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...